Një këmbësore është goditur dhe është duke marrë trajtime mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë pas një aksidenti të trafiku që ndodhi ditën e djeshme në Vushtrri, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili derisa po drejtonte automjetin nga pakujdesia e ka goditur viktimën e cila ishte duke ecur.
Nga ky aksident viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Vushtrrisë në të cilin po trajtohet akoma, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/