Aksident trafiku në Zllakuqan të Klinës, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në Zllakuqan të Klinës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore mbrëmjen e së hënës në Zllakuqan të Klinës, ku janë tri automjete janë aksidentuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka deklaruar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një traktor.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/

Related Articles