Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrethin e Dillingen an der Donau, në Gjermani. Një grua 31-vjeçare humbi jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me dy pemë.
Në makinë ndodhej edhe vajza e saj 6-vjeçare, e cila pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spital, raporton Bild.
Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit, i cili po udhëtonte mes Haunsheim dhe Lauingen.
Zjarrfikësit arritën ta nxirrnin gruan e bllokuar nga makina, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim, ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
