Aksidentet e shumta në Kosovë, kush është fajtori kryesor?

Aksidentet e shumta në Kosovë, kush është fajtori kryesor?

“Është dëshmuar që faktorët kryesor të aksidenteve është shpejtësia si dhe mosmbajtja e distances adekuate”, shkruan Gazeta Enigma

Kështu ka thënë për ‘Gazetën Enigma’ eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili theksoi se ky fenomen është shqetësues sepse sipas tij institucionet janë duke zgjedhur metoda aty për aty pa bërë analizat e duhura të gjetjes së një modeli i cili mund të ketë sukses në minimizimin e aksidenteve në përgjithësi.

Shala tutje, ka sqaruar edhe disa nga opsionet se si mund të parandalohen aksidentet e shumta në trafik.

“Për të parandaluar dhe bërë presion mbi shoferët, sipas tij është mirë që Ministria e Tregtësisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të obligoj që çdo shoferë i cili ka marr 10 pikë të ritestohet për aftësitë e ngasjes. Ndërsa në anen tjeter autoshkollave të obligohen që të mësojnë jo me 30 orë ngasjen por me 60 orë dhe marrja e patent shoferit të zhvillohet brenda intervalit kohor 12 muaj”, tha Shala për ‘Gazetën Enigma’.

Sipas Shalës, kështu arrihet që të parandalohet një përqindje e madhe e aksidenteve që shkaktohen, i cili ka thënë se për ata residicista duhet që Policia e Kosovës t’ua konfiskojë patentë shoferin dhe gjykata t’ua ndalojë ngasjen për një interval kohor prej 4 vite.

Ndryshe, që nga muaji janar e deri më tani, sipas raportit të përgjithshëm të Policisë së Kosovë, kanë ndodhur 42 aksidente me të vdekur, 37 me fatalitet, derisa 5419 persona janë lënduar nga këto aksidente. Në total, sipas raportit i bie të jenë 7645 aksidente deri më tani.

Policia e Kosovës me aktivitete të shtuara në trafikPrishtinë, 07 qershor 2021Policia e Kosovës bazuar në detyrat…Posted by Kosovo Police on Monday, June 7, 2021

Ndryshe, më 8 qershor Policia e Kosovës ka dalur në një konferencë për media, duke i bërë të ditur disa nga masat e reja të cilat janë marr për parandalimin e aksidenteve në trafik.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles