Aksidenti fatal në fshatin Çubrel, reagon kryeministri Kurti

Aksidenti fatal në fshatin Çubrel, reagon kryeministri Kurti

Mbrëmë tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.

Disa të tjerë kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe zyrtar policorë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion, në mënyrë që të evitohen aksidentet.

Kurti tha se lajmin për këtë aksident e ka marrë me dhimbje të madhe.

Ai ka thënë në Facebook se “shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë mbi rastin”.

Related Articles