Aksidenti i rëndë në Hamburg, e konfirmon Policia: Tre nga viktimat në kantier janë shqiptarë

Aksidenti i rëndë në Hamburg, e konfirmon Policia: Tre nga viktimat në kantier janë shqiptarë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje qytetin e Hamburgut në Gjermani, ku pesë persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Hafencity.

Siç raportojnë mediat gjermane, Policia ka konfirmuar se tre nga pesë viktimat janë shqiptarë.

Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë. Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.

Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Related Articles