Aksident i rëndë në Klinë, tre persona dërgohen në spital

Aksident i rëndë në Klinë, tre persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Klinafc të Klinës, rreth orës 15:00, pasi tri vetura u aksidentuan me njëra-tjetrën, ku për pasojë pati edhe të lënduar.

Siç bën të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga ky aksident u lënduan tre persona të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Njësitet kompetente të trafikut pas momentit të aksidentit dolën në vendin e ngjarjes ku e trajtuan rastin”, tha Gashi.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, dëmet materiale shihen se ishin goxha të mëdha.

Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Related Articles