Pak orë më parë është raportuar për një aksident të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Gazeta Enigma e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Me datë 21.10.2024 rreth ores 18:40 ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova,, Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet ku jane te përfshira: Nje automjet me targa te huaja, nje kamion dhe nje automjet me targa vendore. Ne vendin e aksidentit kane dal njesitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia eshte duke ndermarr veprimet e nevojsheme hetimore lidhur me shkaktaret e ketij aksidenti te rendë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndonëse Gazeta Enigma ka tentuar të marrë më shumë informata për ngjarjen nga Policia, ata nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Kurse siç raporton Gazeta Sinjali nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.
Viktimat janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës./Gazeta Enigma