Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i ndodhur para pak orësh në Drenas.
Lidhur me rastin ka dhënë detaje zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, u shpreh ajo. /Gazeta Enigma
Aksidenti në Drenas, policia thotë se ka të lënduar
