Sot në mesditë është raportuar për dy aksidente në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku automjetet ishin rrokullisur, raporton Gazeta Enigma.
Pas aksidentit, zëdhënësin e Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë me dije për Gazetën Enigma se vetëm një person ka pësuar lëndime, si pasoj e vet aksidentit të shkaktuar.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se sot rreth orës njëmbëdhjet ka ndodhë një vet aksident në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan Prishtinë. Njoftohet për një person të lënduar si pasoj e vet aksidentit i cili pas ndihmës së marrë në spital është liru në shpi. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.