Aksidenti në Turqi, dy ushtarë të vdekur dhe tre të plagosur

Aksidenti në Turqi, dy ushtarë të vdekur dhe tre të plagosur

Një veturë është përplasur me mjetin ushtarak në kryqëzimin Mansurlu të autostradës Adana-Kozan të Turqisë.

Në automjetin e përmbysur të xhandarmërisë kanë vdekur dy ushtarë, tre ushtarë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, raporton aa.

Kryetari i Adanas, Suleyman Elban ka deklaruare se “një automjet përkundër semaforit të kuq, ka lëvizur dhe me këtë rast ka goditur automjetin tonë të xhandarmërisë duke lënë të vdekur dy ushtarë dhe janë plagosur tre të tjerë”.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror të Kozanit nga ekipi i Urgjencës Shëndetësore 112, i cili është dërguar në vendngjarje.

Drejtuesi i veturës është dërguar në Komandën e Xhandarmërisë së Qarkut Kozan për t’u marrë në pyetje.

Related Articles