Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj të shtune në Shkodër.
Si rezultat i shpejtësisë së lartë në kthesë një mjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Për pasojë kanë humbur jetën shoferi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Gazeta Enigma/