Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën shoferi dhe pasagjerja 16 vjeçare

Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën shoferi dhe pasagjerja 16 vjeçare

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj të shtune në Shkodër.

Si rezultat i shpejtësisë së lartë në kthesë një mjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë kanë humbur jetën shoferi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Gazeta Enigma/

Related Articles