Policia greke ka thënë se shefi i stacionit të Larisës është arrestuar pas përplasjes së trenave ku humbën jetën të pkatën 36 persona dhe u lënduan 85 të tjerë.
Greqia u trondit mëngjesin e sotëm nga ky aksident tragjik ku një tren me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larissës.