Një këmbësore ka humbur jetën pasi u godit nga makina në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit.
Policia ka njoftuar se viktima ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizreni dhe se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Po ashtu ngasësi i veturës është ndaluar.
“Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të më tejme”, thuhet në njoftim.