Një aksion i madh është duke u zhvilluar në Klinë, Pejë dhe disa lokacione tjera në Kosovë.
Ky aksion po zhvillohet kundër drogës dhe armëve ilegale.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se akoma nuk dihet nëse ka ndonjë të arrestuar apo nëse diçka është konfiskuar lidhur me këtë rast.
Gjatë ditës është raportuar se ky aksion po zhvillohet edhe në Skenderaj dhe Viti.
Aksioni po zhvillohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Pas përfundimit të aksionit do të bëhen të ditura detajet.