Aksion i policisë: Konfiskohet kokainë, vetura, armë e dokumente të falsifikuara në Zveqan

Aksion i policisë: Konfiskohet kokainë, vetura, armë e dokumente të falsifikuara në Zveqan

Dy persona kanë përfunduar në pranga pas një aksioni të policisë në Joshevik të Zveqanit pasditen e djeshme.

Sipas policisë, nga ta janë seukuestruar 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një pistoletë, një karikator.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Joshevik, Zveqan (NN) 19.02.2022 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe nga ta janë sekuestruar: vetura, 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një pistoletë, një karikator, katër (4) fishek, 2.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesë (5) qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një SIM kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të njërit të dyshuar dhe disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

/Gazeta Enigma/

Related Articles