Aksion i policisë në Suharekë, shkatërrohet laboratori ku prodhohej droga

Një operacion i madh antidroge është duke u realizuar në rajonin e Suharekës.

Operacioni antidrogë kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë në fshatin Shirokë të Suharekës.

Bëhet e ditur se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona.

Ndryshe laboratori në fjalë raportohet të jetë një nga laboratorët më të mëdhenj që janë shkatërruar në vitet e fundit.

Duhet përkujtuar që pak ditë më parë Policia e Kosovë ka realizuar edhe një aksion tjetër policor antidrogë, ku janë konfiskuar mbi 90 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.

Related Articles