Policia e Kosovës parandalon kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandën me mallra për në Serbi, raporton Gazeta “Enigma”.
Mbrëmë rreth orës 20:30, policia kufitare e Kosovës e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror në patrullim e sipër, kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll.
I dyshuari transportonte ngarkesë me pako të duhanit.
Malli i gjetur u dërgua në terminalin doganor për procedura tjera.