Një aksion i madh kundër fajdes po zhvillohet në Prizren.
Aksioni në fjalë konkretisht po zhvillohet në fshatin Caparc.
Kjo u konfirmua nga policia.
“Po zhvillohet një aksion. Njësiti i hetimeve rajonale ka qenë duke hetuar një rast për disa vepra penale. Po ashtu përfshirë edhe njësite tjera relevante përveç njësitit të hetimeve rajonale”, thanë nga policia.
“Ende s’ka ndonjë raport zyrtar. Nuk kemi ende informacione se a ka ndonjë të arrestuar. Kur të kemi një raport të detajuar do të ju njoftojmë me kohë”.