Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Policinë ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, mbi dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.
Bazuar në njoftimin e Prokurorisë, gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar tre eskavatorë, gjashtë kamioneta, dhe një traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.
