Aksioni “Brezovica”, Prokuroria Themelore në Ferizaj mban konferencë

Aksioni “Brezovica”, Prokuroria Themelore në Ferizaj mban konferencë

Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajë konferencë lidhur me aksionin policor “Brezovica”, raporton Gazeta “Enigma”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, prokurori i çështjes Rasim Maloku si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.

“Konferenca do të mbahet nga ora 17:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles