Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar të premten lidhur me aksionin inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së tetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni, ndërkaq fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë.
Sipas raportit 48-orësh janë realizuar gjithsej 31 inspektime dhe 44 riinspektime, duke rezultuar me një numër të konsiderueshëm masash ndëshkuese dhe parandaluese ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi.
