Aksioni i madh i Policisë – Lirohet në procedurë të rregullt një pjesëtar i Njësisë Speciale

Aksioni i madh i Policisë – Lirohet në procedurë të rregullt një pjesëtar i Njësisë Speciale

Pas aksionit të sotëm të autoriteteve për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me çështje pronësore, për të cilin Sinjali ka raportuar ekskluzivisht, një nga zyrtarët e arrestuar është liruar pas intervistimit, ndërsa të tjerët janë dërguar në mbajtje.

Avokati Besnik R. Berisha ka bërë të ditur se zyrtari policor Vlonjat Behrami është liruar pa asnjë masë sigurie ndaj tij.

Sipas tij, nuk ka pasur bazë për dyshim penal që do të justifikonte ndalimin apo vazhdimin e hetimeve ndaj tij.

Ndërkohë, për tre zyrtarë të tjerë policorë – Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri – është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet po vazhdojnë edhe ndaj një zyrtari të Komunës së Prishtinës, Fitim Sertolli.

Autoritetet dyshojnë se të përfshirët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime të paligjshme që lidhen me falsifikim të dokumenteve pronësore, ndryshim të paligjshëm të pronarëve dhe përfitime të kundërligjshme pasurore.

Rasti po hetohet për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim, marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për ecurinë e rastit.

Related Articles