Musliu për zgedhjet e reja: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Musliu për zgedhjet e reja: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen më 7 qershor.

Ajo u shpreh se në këto zgjedhje po shkohet për shkak se sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të vendit, që siç u shpreh, nuk ia dhanë 80 për qind të votave.

“Ky nuk e ka problemin me ne si opozitë, se ne ishim opozitë deri para pak ditësh, por ky e ka problemin me qytetarët”.

“Me këto zgjedhje që po shkojnë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët ia dhanë 51 për qind, po u hakmerret që nuk ia dhanë 80 për qind, sepse ky do të jetë i gjithëpushtetshëm. Nuk i mjafton 50 apo 51 për qind”, u shpreh Musliu, mes tjerash.

Related Articles