Aksioni i PDK-së në Kuvend, Tahiri akuzon VV për mbështetje të krimeve

Aksioni i PDK-së në Kuvend, Tahiri akuzon VV për mbështetje të krimeve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, doli me kapelë gjatë seancës së sotme, një veprim që pasoi edhe nga deputetët e tjerë të PDK-së, raporton Gazeta Enigma.

Ata vendosën kapelet në mikrofonët e tyre si një protestë ndaj bisedave të publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, ku Mihali e pyet Krasniqin “a po vjen te ne… me kapelë”.

Ky veprim ishte një mënyrë simbolike për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj situatës.

Ai ka kritikuar RTK’në që nuk po e transmeton seancën e kuvendit, por një “konferencë të kryeministrit Kurtit për të mbijetuarit e dhunës seksuale”.

“Ndërsa Kuvendin e Kosovës, institucionin që e ka themelu ky institucion paska vendosë më qitë në RTK3. Kjo ska ndodhë kurrë, asnjëherë. Këto kapelat e VV’së, Dejonës, që janë në RTK, janë tu e bë këtë krim. Ky është krim dhe ky është një tendencë më mbyt zërin opozitar, kjo është një tendencë me myt ata të cilët i denoncojnë krimet, ata që arrijnë me shpërfaqë hipokrizinë dhe kriminalitetin e këtij kuvendi”, tha ai.

“Me këto kapela, që i nxori në pah Dejona, shefja e tyre, këta kanë vendos me i mbulu shumë krime. Mujnë me i mbulu përkohësisht, mirëpo jo përjetësisht”, ka thënë Tahiri./GazetaEnigma/

FOTO:

Related Articles