Aksioni i policisë për aferën e rezervave shtetërore: PDK dhe LDK mbajnë konferencë njëra pas tjetrës

Aksioni i policisë për aferën e rezervave shtetërore: PDK dhe LDK mbajnë konferencë njëra pas tjetrës

Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thirrur konferenca për media pas aksionit të policisë për aferën e rezervave shtetërore.

Pas zhvillimeve të sotme ku u arrestuan tre persona në lidhje me aferën e rezervave shtetërore, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë të jashtëzakonshme për media. Vendi: Selia Qendrore e PDK-së Koha: 12:00 Jeni të mirëseardhur”, thuhet në njoftimin e PDK.

Konferencë për një orë më vonë ka thirrur edhe LDK.

“Sot (e premte), më datë 18 gusht 2023, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së. Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje!”, thuhet në njoftimin e partisë.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe Ridvan Muharremin, i cili është pronar i restorantit “Bukë e zemër”.

Zyrtarë nga PDK dhe AAK kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari që hetimet të vazhdojnë të papenguara.

Related Articles