Aksioni kundër spiunazhit – Sveçla konfirmon arrestimin e një zyrtari policor

Aksioni kundër spiunazhit – Sveçla konfirmon arrestimin e një zyrtari policor

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit të zhvilluar sot te “Dheu i Bardhë”.

Sveçla për shkak të hetimeve nuk dha detaje tjera, por përgëzoi autoritetet për operacionin e zhvilluar.

“Kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, deklaroi ai para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit.

Derisa Klankosova.tv mëson nga burimet brenda policisë se eprori i prangosur është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.

Related Articles