Aktakuzë ndaj katër personave në Prizren

Aktakuzë ndaj katër personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K., D.S., G.P.,  dhe L.B., të cilët nga data 15.07.2022 gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës, me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35, në afërsi të rrugës së Nashecit në Prizren, në një market, të pandehurit në bashkëkryerje, me armë dhe me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës – punëtores Y.B., përvetësojnë kundërligjshëm dobinë pasurore të G.B., në atë mënyrë që i pandehuri L.B., hyn në market për të kontrolluar sigurinë e lokalit dhe blen “Orbit”, dhe pas tij hyn i pandehuri S.K., i maskuar dhe me dorëza të bardha, ia drejton në kokë pistoletën të dëmtuarës – punëtores Y.B., dhe e kërcënon, derisa i pandehuri G.P., shkon tek arka dhe nga aty merr gjashtëqind euro të pazarit ditor, ndërsa, të pandehurit D.S., dhe L.B., bëjnë sigurinë e marketit nga jashtë, dhe pasi marrin paratë, largohen nga vendi i ngjarjes dhe së bashku ikin në drejtim të rrugës “Bajram Curri””, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Po ashtu, i pandehuri D.S., akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi me datë 15.07.2022 në ora 16:40 minuta, në fshatin Dobrusht​ë – Komuna e Prizrenit, pas një bastisje të kryer në shtëpinë e tij, është gjetur se posedon pa leje një pistoletë – armë zjarri, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Related Articles