Gjatë të martës, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Dëmtimi i varreve apo kufomave”.
I dyshuari pas një marrëveshjeje për t’ia siguruar hapësirën e varrit një personi, pranë gruas së tij, ia ka marrë një shumë parash prej 150 euro dhe më pas e ka hapur varrin e së ndjerës dhe ka varrosur një kufomë tjetër.
Kompania e Mbeturinave ku i dyshuari punon ka suspenduar atë deri në një vendim të radhës.