Aktakuzë ndaj varrmihësit për marrje ryshfeti

Aktakuzë ndaj varrmihësit për marrje ryshfeti

Gjatë të martës, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”  dhe “Dëmtimi i varreve apo kufomave”.

I dyshuari pas një marrëveshjeje për t’ia siguruar hapësirën e varrit një personi, pranë gruas së tij, ia ka marrë një shumë parash prej 150 euro dhe më pas e ka hapur varrin e së ndjerës dhe ka varrosur një kufomë tjetër.

Kompania e Mbeturinave ku i dyshuari punon ka suspenduar atë deri në një vendim të radhës.

Related Articles