Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për vepra penale që lidhen me korrupsionin në sistemin e autoshkollave në Kosovë.
Të akuzuarit A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., përballen me akuza për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Katër të pandehurit tjerë – F.S., E.Q., S.M. dhe V.V. – në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për licencim dhe ndryshim të kushteve hapësinore të autoshkollave, dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dobi materiale.
Ata akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. / Gazeta Enigma.