Aktgjykimi i Apelit në çështjen Mustafa shqiptohet më 14 dhjetor

Aktgjykimi i Apelit në çështjen Mustafa shqiptohet më 14 dhjetor

Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen kundër Salih Mustafës, raporton Gazeta Enigma.

Nga specialja kanë njoftuar se do të mbahet më 14 dhjetor 2023, në orën 09:30.

Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhet shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së (https://ëëë.scp-ks.org/sq/transmetim) me një vonesë prej 10 minutash. / Gazeta Enigma.

Related Articles