“Djemtë gjashtë dhe dhjetë vjeçarë të Mallory Hutchinson ishin jashtë në një varkë me babanë e tyre”, kështu fillon rrëfimi i “Fox13” rreth rastit në Florida që përfundoi tragjikisht – mbeti i vdekur Adem Qorri nga Drenasi.
Ata ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren e arritur në një lojë futbolli amerikan. Aty me fëmijët e tij kishte qenë edhe Adem Qorri.
“Djali më dërgoi fotografi të ujit dhe yllit të detit që ata kapën”, tha Hutchinson, nëna e djalit të shpëtuar nga mbytja.
Por, përderisa dy djemtë notonin, ata nuk e kuptuan se sa afër rrezikut ishin – deri sa ishte tepër vonë. Nëna e fëmijëve duke rrëfyer ngjarjen përshkruan se i vogli i saj ishte tërhequr nga valët, ndërkaq 10 vjeçari u përpoq ta kapte dhe ta tërhiqte mbrapa por nuk arriti ta bëjë këtë.