Aktivistët e PSD-së u gjobitën me nga 400 euro për aktivitetin e tyre te objekti i qeverisë

Aktivistët e PSD-së u gjobitën me nga 400 euro për aktivitetin e tyre te objekti i qeverisë

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka deklaruar se përpos arrestimit ata kanë marrë gjoba prej 400 euro.

Sipas Nushit, gjobat kanë mundur të shqiptohen edhe pa u arrestuar. Pasi ai beson se aksioni ishte i qetë.

“Është totalisht e çuditshme dhe nuk e di se çka mundet me qenë tjetër përveç urrejtje ndaj subjektit”, tha Nushi.

Partia Socialdemokrate, zhvilloi një aksion te Qeveria e Kosovë ku shkroi “Gjakderdhja financiare”.

Kjo si kundërshtim ndaj ndarjes së 11 milionë eurove që të paguhet rryma për serbët e Veriut, transmeton T7.

Related Articles