Aktori Mentor Zymberaj me “Ëndrrat e Hamletit” merr vlerësime maksimale në Rusi

Aktori Mentor Zymberaj me “Ëndrrat e Hamletit” merr vlerësime maksimale në Rusi

Aktori kosovar Mentor Zymberaj është paraqitur në natën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Pdtrovsky Fest” në Russi. Ai ka marrë vlerësime maksimale për paraqitjen e tij, si nga ana e kritikës ashtu edhe nga ana e publikut.

Youcheslav Tarashenko, kritiku teatror Rus, njëherit regjisor dhe anëtar i jurisë në Festivalin Ndërkombëtar “Pdtrovsky Fest Kineshma”, ka vlerësuar lart paraqitjen e aktorit Mentor Zymberaj në Festival e Tretë Ndërkombëtar, ndërsa i ka bërë një ‘vëzhgim kritik’ lojës së tij dhe shfaqjes “Ëndrra e Hamletit”, regjinë e së cilës e ka bërë vet ai, prodhim i Shtëpisë Teatrale “AKT”.

Duke folur për paraqitjen skenike dhe lojën, Tarashenko vlerësoi në superlativ aktorin Zymberaj, të cilin e ka cilësuar ‘personalitet me talent të veçantë’, i cili, tha se ka krijuar atmosferë të mrekullueshme me prezantimin. Ndërsa shfaqjen “Ëndrra e Hamletit”, e cila ka qenë në program në natën e dytë të festivalit, e ka cilësuar “ngjarje të madhe teatrale”.

Posted by Mentor Zymberaj on E enjte, 12 gusht 2021

“Kjo lojë ka të bëjë me secilin prej nesh. Shikuesit dëgjuan  dhe përjetuan me kënaqësi ‘melodinë e fjalës’, duke përjetuar me lakmi çdo lëvizje skenike të aktorit, si dhe duke e përjetuar si një ngjarje të rrallë të teatrit modern, kur e vëzhgon se si aktori e përjeton historinë”, shtoi ai.

Regjisori Rus më tej ka vijuar me vlerësime të larta për Zymberajn, veçmas për lojën e veçantë të tij, të cilën e ka cilësuart “tejet të organizuar, si përjetim i brendshëm emocional dhe shpirtëror, të bazuar në plotëni me veprimet e tij.”

Vlerësim i lartë profesional për shfaqjen ËNDËRRAT E HAMLETIT nga juria, kritika, mediat, artistët dhe audienca në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Ostrovsky Fest” në Kinedhma, RusiPosted by Mentor Zymberaj on E shtunë, 14 gusht 2021

Ai më tej ka shtuar se “publiku i kultivuar Moskovit u takua me një aktor, i cili është i rrallë në ditët e sotme, me një forcë të madhe të brendshme, rolet më të mira e më të thella të të cilit akoma nuk janë pa”, ndërsa është shprehur i bindur se aktori Kosovar, Mentor Zymberaj, akoma më shumë do të dëshmoj në të ardhmen, bazuar në potencialin unik, pasi sipas tij, është aq i rrallë, saqë, në Rusi ka vetëm një aktor si ai”, përfundon Tarashenko.

Related Articles