Aktorja Erza Ramuka pjesë e një seriali në platformën gjigante Netflix

Aktorja Erza Ramuka pjesë e një seriali në platformën gjigante Netflix

Aktorja kosovare Erza Ramuka është konfirmuar si pjesë e kastit të një seriali turk, i cili do të transmetohet në një ndër platformat më të mëdha të serialeve në botë – Netflix, shkruan Gazeta Enigma.

Ramuka, e cila në Turqi ka kryer studimet për aktrim, do të luajë përkrahë aktorëve të njohur si Behzad Khalaj, Zahra Sami, Erkan Petakkaya dhe Ilhan Sen.

Seriali i titulluar “One Way Ticket” (në shqip: Bileta një-kahje), pritet të jetë i gatshëm për transmetimin e sezonës së parë në katër muaj.

Episodet po xhirohen në Stamboll të Turqisë, ndërkohë që xhirime janë zhvilluar më herët edhe në Teheran të Iranit.

Seriali po zhvillohet me skenar, regji dhe prodhim të Pouria Heydari Ore.

Aktorja Erza Ramuka ka marrë pjesë më herët edhe në telenovela të tjera turke, ndërkohë që po ashtu njihet me rolin e Tringës në serialin shqiptar “O sa mirë”. /Gazeta Enigma

Related Articles