Djali i Kadri Veselit: Drejtoni mikrofonat kah populli, dëgjojeni çka po thotë

Djali i Kadri Veselit: Drejtoni mikrofonat kah populli, dëgjojeni çka po thotë

Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në protestën që po mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një prononcim të shkurtër për media, Veseli tha se është aty për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

“Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë”, u shpreh Klestor Veseli.

Protesta po mbahet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related Articles