Takimi midis udhëheqësit të shumicës në pushtet të Malit të Zi dhe kryeministrit, Zdravko Krivokapiq përfundoi me akuza për përmbysjen e qeverisë, të bëra nga kryeministri në dëm të Frontit Demokratik pro-Serb dhe zëvendëskryeministrit për Sektorin e Sigurisë, Dritan Abazoviq.
Milan Knezeviq, një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF), u tha gazetarëve pas takimit midis kryeministrit dhe liderëve të partive të shumicës qeverisëse se Krivokapiq akuzoi DF, zëvendëskryeministrin, Abazoviq dhe Ministrin, Vladimir Leposavicq për përmbysjen e qeverisë së tij.
“Ai tha se kishte informacion në lidhje me të”, u tha Knezeviç gazetarëve pas takimit, duke vënë në dukje se Krivokapiq i kishte akuzuar indirekt atë, Abazoviqin dhe Leposaviqin se ishin pas komplotit për të përmbysur qeverinë.
Sipas tij, Kryeministri refuzoi të paraqiste informacionin që kishte, por pranoi se ishte takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Krivokapic më vonë shpjegoi se kishte biseduar me Gjukanoviqin në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe se nuk kishte pasur takime të fshehta me presidentin malazez.
Leposavic refuzoi të japë dorëheqje, kështu që shkarkimi duhet të diskutohet në parlamentin malazez, ku shumica e koalicionit qeverisës nuk dëshiron të mbështesë vendimin e kryeministrit dhe të heqë ministrin e drejtësisë. /Telegrafi/