Është inicuar procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit.
Kjo për shkak se, ai kritikoi gjyqtarët për rezultatet e dobëta të skuadrës bardhekaltër.
Pas ndeshjes ndaj Ballkanit, e cila përfundoi baras 2-2 pas një penalltie të pastër në minutën e fundit shtesë, Munishi u pa i revoltuar, duke hedhur kritika të panumërta dhe indirekte.
“Nga këtu bëj thirrje që mos të dëmtohemi. Kampionati po ikë. Pikët po ikin”, deklaronte ditë më parë Munishi në Art Sport.
Më poshtë edhe vendimi i Komisionit:
Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Prishtina”, Ismet Munishi, ID nr.009766M74. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive.