Bad News Eagles kalojnë në finale të “CCT South Europe Series 3”

Bad News Eagles kalojnë në finale të “CCT South Europe Series 3”

Bad News Eagles kanë fituar në gjysmëfinale të “CCT South Europe Series 3”, duke mposhtur danezët e Copenhagen Flames me rezultatin 2-0.

Ekipi nga Kosova fitoi duelin e parë në “Overpass” më shifrat 16-4, ndërsa në “Ancient” 16-13.

Bad News Eagles do të zhvillojnë finalen e kësaj gare sot në mbrëmje, me fituesin e gjysmëfinales tjetër Aurora-9INE, transmeton Gazeta Enigma.

Dionis “sinnopsyy” Budeci, Rigon “rigoN” Gashi, Flatron “juanflatroo” Halimi, Genc “gxx-” Kolgeci dhe Sener “SENER1” Mahmuti në rast të triumfit, fitojnë çmimin kryesor prej 20.000 eurove.

Related Articles