Al-Khelaifi i tha vetëm dy fjalë Mbappes pasi francezi i tha personalisht se po largohej nga PSG

Al-Khelaifi i tha vetëm dy fjalë Mbappes pasi francezi i tha personalisht se po largohej nga PSG

Kylian Mbappe më në fund mori një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij dhe njoftoi drejtuesit e PSG-së se po largohej nga klubi dhe një zhvillim i tillë i situatës nuk e befasoi njeriun e parë të klubit.

Sulmuesi francez ia ka përcjellë vendimin personalisht presidentit Nasser Al-Khelaifi. Të dy u takuan të martën dhe biseduan për rreth një orë.

Ylli francez e siguroi presidentin e PSG-së se ende nuk ka nënshkruar me asnjë ekip, por pranoi se është duke negociuar me Real Madridin.

“E prisja!”, ishte përgjigja e shkurtër që Al-Khelaifi i dha Mbappes.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Real Madrid tashmë i ka dërguar një ofertë francezit, i cili mund të negociojë me çdo klub sepse është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me PSG-në.

Romano pretendon se paga e ofruar nga Real Madridi për Mbappen është “shumë më e ulët” se ajo që i ofroi dy vite më parë, gjatë negociatave të mëparshme.

Tani kjo do të ishte një pagë vjetore prej 35 milionë eurosh, sa gjysma e asaj që merr Mbappe nga PSG, por francezi pritet të veshë fanellën e Realit sezonin e ardhshëm.

Related Articles