Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet për bombë, ka reaguar policia e Tiranës.

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme”, sqarojnë blutë e kryeqytetitm, raporton TopChannel.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Related Articles