Nivelet e infeksioneve të COVID-19 në vendet evropiane tregohen në një grafik interaktiv të “New York Times”, me ngjyra më të lehta që tregojnë vendet me infeksione më të ulëta dhe ngjyra më të errëta më të larta.
Evropa është sërish në qendër të një vale të re të Covid-19, me gjithnjë e më shumë raste që raportohen çdo ditë. Normat e infektimit në Austri, Gjermani dhe Holandë janë tashmë dyfishi i atyre të regjistruara në kulmin e dimrit të kaluar.
Si përgjigje, qeveritë u detyruan të rivendosin kufizimet e rënda që shumica e evropianëve besonin se i kishin lënë pas. Bllokimet e reja kanë hyrë në fuqi në Austri dhe Sllovaki në një përpjekje për të vënë nën kontroll bumin e ri.
Përveç kësaj, shfaqja e llojit të ri “Omicron”, i cili siç ka paralajmëruar OBSH ka të ngjarë të përbëjë një rrezik më të madh të ri infektimit ka alarmuar liderët evropianë. Rastet e këtij lloji deri më tani janë identifikuar në mesin e udhëtarëve në më shumë se dhjetë vende evropiane, duke përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. / Gazeta Enigma.