Alarmon Arifi: Kemi frikë se një sulm i njëjtë si në veri mund të ndodh edhe në Luginë

Alarmon Arifi: Kemi frikë se një sulm i njëjtë si në veri mund të ndodh edhe në Luginë

Ngjarjet e së dielës në veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, ka tronditur jo vetëm vendin por edhe më gjerë.

Në lidhje me këto ngjarje kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, u shpreh se janë shqetësuese dhe se prapa tyre qëndrojnë Serbia e Rusia.

“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese dhe unë personalisht jam i stresuar me atë që pashë me dëshmi të madhe se nuk ka qenë vetëm një sulm i vetplanifikuar por ka qenë një grup i organizuar terroristë me pajisje të madhe të armatimit që ka planifikuar një proces të gjatë të eskalimit ushtarakë në veri të Kosovës. Normalisht ne që kemi pasur luftën e UÇPMB-së në 2001-tën dhe normalisht që për ne këto janë shqetësuese dhe na rikujtojnë kohën e atëhershme kur konflikti në prag të dyerve tona na ka ndodhur dhe normalisht me ato që i kemi parë dje e pardje ekziston frika në Luginën e Preshevës tek shqiptarët që mund të ndodh prapë një gjë e tillë edhe tek ne. Ky zhvillim nuk është fare i mirëpritur tek ne dhe absolutisht për t’u dënuar vrasja që ka ndodhur por edhe akti si akt i cili ka ndodhur në mënyrë të organizuar, normalisht me pjesmarrje të shtetit serb por nga motivacioni në kontekst më të gjerë që është Rusia.”, u shpreh Arifi.

Tutje, ai tha se ekziston frika se një sulm i tillë mund të ndodh edhe në Luginë.

“Gjendja në Luginë pas ngjarjeve në veri është në tension sepse nuk e dimë çka ndodh, ne e njohim Serbinë, ne jetojm që 30 vjet me ata dhe na diskriminojnë, vazhdojn të na pasivizojnë adresat. Ne e njohim Serbinë dhe e dimë se mund të janë hakmarrës të mëdhenj, kemi frikë se edhe në Luginë mund të ndodh një organizim i tillë.”, përfundoi Shqiprim Arifi.

Policia po vazhdon punën ndaj këtij sulmi terroristë ku sot kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë dhe kanë konfiskuar armatim./Demokracia.com

Related Articles