Riho Terras, eurodeputet, ka thënë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia e Vladimir Putinit.
Ai tha se NATO-ja dhe Parlamenti Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.
“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bahskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Twitter.
/Gazeta Enigma/