Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nxjerrë një vendim më 23 mars, që në muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.
Nga ky vendim, Hyseni i ka obliguar drejtoritë të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.
Andaj, sipas këtij vendimi orari i punës do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në ora 16:00.
Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më datën 20 prill.