Alban Hyseni pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal: Mjerimi nuk ka kufi

Alban Hyseni pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal: Mjerimi nuk ka kufi

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se ‘mjerimi nuk ka kufi’, teksa ka komentuar procesin e zgjedhjes së tij.

“LDK dhe PDK bashkë kanë numra të mjaftueshëm që të zgjedhin kryesuesin e ri. Ata u pajtuan kundër nesh, por pozita e vetme si copëz ndarje mes tyre nuk i le të bëhen bashkë. Në këtë seancë, kasta e vjetër kleptokraste e zhvatëse zgjodhën për kryesues një asambleist që ka një grusht votash. Për më tepër, kryesuesi i ri para pak kohe është dënuar nga gjykata dhe është nxjerrë aktgjykim dënues ndaj tij”, ka thënë ai.

Hyseni tutje ka shtuar se është tejet zhgënjyese të shohësh, të veprosh e jetosh me nivelin e politikës së vendit tonë.

“Për interesa të përbashkëta e për punë të ndyta mund të bëhen bashkë. Tash, kur kanë shumicën në Kuvendin Komunal, nuk kanë guximin që të dalin para qytetarit duke kryesuar edhe asamblenë por struken pas satelitëve që pak vite më parë i kishin kundërshtarët më të mëdhenjë”, tha ai.

“Është tejet zhgënjyese të shohësh, të veprosh e jetosh me nivelin e politikës së vendit tonë. Por, prapëseprapë, kjo ngjarje e shumë të tjera, për ne, që jetojmë për ndryshim, që frymojmë ndryshe, që punojmë ndryshe duhet të jetë dhe është motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt synimeve tona” shtoi Hyseni. /Gazeta Enigma

Related Articles