Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka njoftuar se delegatët e Këshillit të kësaj qendre kanë zgjedhur Alban Krasniqin kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të kësaj qendre në Facebook, thuhet se përveç kandidatit për kryetar të Komunës, delegatët e Këshillit të Kësaj Qendre kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvendin Komunal.
Ndryshe, Alban Krasniqi është bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje sot bërë zyrtare edhe kandidatët tjerë, për Mitrovicë, Prishtinë, Pejë, Istog, Podujevë, Lipjan dhe Shtime.