Alban Rexhepi reagon për herë të parë pas atakut kardiak në ndeshjen ndaj Flamurtarit

Alban Rexhepi reagon për herë të parë pas atakut kardiak në ndeshjen ndaj Flamurtarit

Alban Rexhepi ka bërë një postim falënderues për të gjithë pas interesimit mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Futbollisti i Vllaznisë së Pozheranit kishte një shqetësim gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Flamurtarit në Ligën e Parë në futbollin e Kosovës.

Sulmuesi gjilanas shfrytëzoi profilin e tij privat për të bërë një status, ku tregoi se gjendja e tij është stabile dhe falënderoi të gjithë për “përkrahjen morale”.

Postimi pa ndërhyrje i Alban Rexhepit:

Miq te nderuar, duke pas parasysh interesimin e madh nga ana juaj per shendetin tim, dua t’ju njoftoj se tani gjendja ime eshte stabile dhe kam filluar ta mare veten. Ne pamundesi per t’ ju falenderuar te gjithve veq e veq, me ane te ketij shkrimi ju falenderoj gjithesecilin nga ju per perkrahjen morale qe me keni dhene gjate ketyre diteve. Me ndihmen e Zotit dhe intervenimin e shpejte te ekipeve mjekesore si ne Gjilan ashtu dhe ne QKUK- Prishtine e kalova edhe kete sfid.

Shihemi se shpejti

/Gazeta Enigma/

Related Articles